Arsenali hoqi dorë nga fitorja kundër Aston Villas dhe duhej të kënaqej me një barazim 2-2 në ditën e 22-të të Premier League.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Gabriel Martienlli në minutën e 35-të pas asistimit të Leandro Trossard.
Kai Havertz shënoi 2-0 për Arsenalin në minutën e 55-të, me Trossard që dha sërish asistimin.
Megjithatë, Aston Villa zvogëloi deficitin e Topçinjve me një gol të Youri Tielemans (60), asistimi erdhi nga Lucas Digne.
Ollie Watkins barazoi për 2-2 në minutën e 68-të pas asistimit të Matty Cash.
Kai Havertz mendoi se kishte shënuar golin e fitores në minutën e 88-të, por VAR-i e vendosi atë si lojë me dorë të gjermanit.
Pas ndeshjes së 22-të, Arsenali është në vendin e dytë me 44 pikë dhe do të përballet me Wolves në ditën e 23-të.Telegrafi/