ZYRTARE/ Vjen nga vendi i Mesit dhe Maradonës, klubi i Kategorisë së Tretë prezanton trajnerin e ri

#image_title


Postuar: Janar 6, 2025 | 19:30

Matias Tatanxhelo është zyrtarisht trajneri i Shirokës. Klubi i Kategorisë së Tretë në Shqipëri ka vendosur që në stol të ulë teknikun 39-vjeçar.

Screenshot 2025-01-06 192703

Tatanxhelo ka pasur më parë eksperienca në Ekuador, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë. Klubi i Shirokës tregon se objektiv është ngjitja në Kategorinë e Dytë dhe për këtë do të punohet dhe me përforcimet.

Njoftimi i Shirokës:

“Mirësevjen në KF Shiroka, Matias Tatangelo! Ndërsa nisim punën për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025, kemi kënaqësinë të mirëpresim në gjirin e skuadrës tonë, trajnerin Matias Tatangelo. Të bindur se përvoja e tij e gjatë në Superligën e Ekuadorit, Peru, Kolumbi dhe Argjentinë, do t’i shërbejë më së miri ecurisë dhe objektivave që ka klubi ynë, atë të ngjitjes në kategorinë e dytë.

Së bashku me trajnerin Tatangelo do të punojmë për të sjellë edhe përforcime të tjera në skuadër, që ky sezon të prezantojë në fushë një KF Shirokë krejt tjetër, më luftarake dhe që rritet ndeshje pas ndeshje. Mbyllëm një fazë të parë që ishte rezultative dhe padiskutim që gjysma e dytë e sezonit do të jetë ajo që do të shënojë përmbushjen e objektivit tonë. Na u priftë e mbara!”

Screenshot 2025-01-06 192934

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link