ZYRTARE/ Teuta blindon mbrojtjen, durrsakët rikthejnë në skuadër futbollistin 25-vjeçar

#image_title


Postuar: Janar 3, 2025 | 17:50

Pas Mario Beshirajt, klubi i Teutës ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut David Gjinollari, që rikthehet te “Djemtë e Detit”, pas aventurës në Kosovë, te Fronikeli 74.

gjinollari

Lajmi për rikthimin e 25-vjeçarit është konfirmuar nga vetë durrsakët, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Kujtojmë që edicionin e kaluar Gjinollari ka qenë titullar te Teuta, duke dhënë një kontribut të çmuar, në realizimin e objektivave.  

NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS:  

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi i majtë David Gjinollari, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Feronikeli 74 në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Gjinollari, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Elbasanit. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link