ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, nipi i ish-kapitenit të Partizanit transferohet te skuadra kroate


Postuar: Janar 27, 2025 | 22:41

Tashmë është zyrtare, futbollisti me origjinë shqiptare, Atdhe Mazari, i cili është dhe nipi i ish-kapitenit të Partizanit, Egzon Belica, do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kroat, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Varazhdinit.   

Atdhe Mazari

Vlen të theksohet fakti se Mazari, në vitin 2017 është aktivizuar 4 ndeshje me Shqipërinë U17, kur kjo kombëtare drejtohej nga Mustedanagiç. 

Për sulmuesin 23-vjeçar do të jetë kjo hera e parë që do të luaj jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, teksa në dy vitet e fundit spikati me fanellën e Rabotniçkit.  

belica

Në 64 ndeshje me fanellën e “romantikëve”, strugani Mazari ka realizuar 18 gola, 8 prej të cilëve në gjysmën e këtij edicioni.  Kujtojmë që Mazari dhe Belica kanë luajtur së bashku te skuadra e Rabotniçkit.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link