
Postuar: Janar 25, 2025 | 21:15
Dejvid Kapllani do të vijojë karrierën te skuadra e Besës së Pejës. Ka qenë klubi kosovar, që nëpërmjet një video në faqen zyrtare, ka prezantuar sulmuesin durrsak si afrimin më të ri të merkatos së janarit.
Edhe pse u përfol për një transferim të Kapllanit drejt Serisë D italiane, duket se sulmuesi ka ndryshuar mendjen duke zgjedhur Besën e Pejës, që militon në ligën e dytë kosovare.
Kujtojmë që së fundmi 23-vjeçari, Kapllani ishte pjesë e Kastriotit në Kategorinë e Parë.
PANORAMASPORT.AL
