ZYRTARE/ Aventurë e re për ish-sulmuesin e Partizanit, prezantohet te skuadra italiane e…

#image_title


Postuar: Janar 3, 2025 | 22:48

Josef Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në sezonin 2019-2020, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, teksa është transferuar te skuadra e Latinës në Serinë C italiane.  

1562239570_ekuban1170x650

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Latinës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Skuadra e fundit që Ekuban aktivizohej ishte Turris, ku shënoi 1 gol në 13 ndeshje.  

Vlen të theksohet fakti se Josef Ekuban, është vëllai i Kaleb Ekuban, sulmuesit që la gjurmë të mëdha te Partizani, ndërkohë që Josef me fanellën e kuqe, u aktivizua 1 ndeshje në kampionat, 1 në kualifikueset e Champions-it, 2 në kualifikueset e Ligës së Europës dhe 2 në Kupën e Shqipërisë, por pa gjetur rrugën e rrjetës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link