
10 Jan. ZYRTARE/ Alban Bushi rinovon kontratën, trajneri do të drejtojë Kombëtaren U-21 deri në vitin…
[ad_1]
Postuar: Janar 10, 2025 | 10:28
Trajneri Alban Bushi ka rinovuar kontratën dhe do të jetë në krye të Kombëtares U-21 deri në vitin 2026. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë FSHF-ja.
Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane. Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.
Kombëtarja U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar. Rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.