Zhgënjim i Ballkanit Perëndimor nga Europa! Eurodeputetja Brempt thotë se është për përshpejtimin e procesit të zgjerimit


Në një intervistë ekskluzive për TV21, eurodeputetja Katlin van Brempt tha se ajo mbështet përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së, pasi në një situatë të tillë vjen deri te zhgënjimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e Unionit.

“Situata është shumë e ndërlikuar. Shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor janë të zhgënjyer nga Europa sepse procesi i zgjerimit është vonuar. E kuptoj këtë. Prandaj, unë jam për përshpejtimin e procesit. Përshpejtimi nuk nënkupton neglizhencë. Shtetet duhet të jenë të përgatitura, por, natyrisht, ne mund të përshpejtojmë procesin. Nga ana tjetër, të marrim Serbinë si shembull. Qeveria po merr gjithnjë e më shumë qëndrim antievropian dhe po sillet në mënyrë antievropiane”, tha në një intervistë për TV21, eurodeputetja Katlin Brempt.



Source link