Zgjedhjet/ Rama thirrje emigrantëve për t’u regjistruar: Më 11 maj, votues edhe ata të cilëve u ka kaluar afati i skadencës së pasaportës


Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot diasporës për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit,.

Në një lidhje live në Facebook, ku çdo të martë dhe të enjte do t’u përgjigjet qytetarëve dhe komenteve të tyre, Rama u shpreh se pjesë e votuesve do të jenë edhe ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që u ka kaluar afati i pasaportave apo dokumenteve të identifikimit.

“Dje qeveria ka vendosur që të gjitha ata që kanë pasaporta që u ka kaluar afati mund të votojnë, pavarësisht afatit të skadencës janë votues në 11 maj nëse do të regjistrohen”, tha ai.



Source link