Zgjedhjet e 11 majit/ Vendoset sot mbi specifikat e fletës së votimit, “VJ” për votuesit e diasporës


Pas pak pritet të nisë mbledhja e Komisionit Rregullator, ku do të vendoset në lidhje me specifikimet e fletës së votimit. Projektvendimi ka një karakter teknik por që mbart rëndësinë e tij në mbarëvajtjen e procesit.

Mësohet se do të specifikohen ngjyrat dhe elementët teknikë dhe të sigurisë sa i përket fletës së votimit.

Një nga risitë e procesit të këtij viti është edhe vota e diasporës, ku mësohet se feta e votimit do të jetë thuajse e njëjtë me atë me të cilën do të votojnë shqiptarët brenda vendit.

Dallimi i vetëm është që në fletën e cila do t’u dërgohet votuesve në diasporë, do të jetë i stampuar ankronimi “VJ”, i cili qëndron për “votues nga jashtë”.



Source link