
Njëqind e tetëdhjetë pako me nga 11 kilogramë produkte ushqimore, të cilat nuk kanë pasur dokumentacion adekuat, ka zbuluar dhe sekuestruar policia në afërshi të fshatit Tanushë të Shkupit.
Siç kumtoi sot MPB, pardje (25.02.2025), në ora 14.30, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Tanushë kanë hasur një automjet-kombi me targa nacionale të Kosovës, i cili lëvizte në drejtim të kufirit me Kosovën.
“Ndërkohë, pasi që i kanë vërejtur nëpunësit policorë, dy personat e kanë lënë kombin dhe kanë ikur në drejtim të kufirit me Kosovën. Ndërsa, gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 180 pako me nga 11 kilogramë produktesh ushqimore, të cilat nuk kanë pasur dokumentacion adekuat. Automjeti me produkte ëashtë sekuestruar dhe dorëzuar për procedim të mëtejmë.
MPB shton se po ndërmerren masa për gjetjen e personave dhe për zbardhjen e plotë të rastit.