Xhixho: Arrestimi i Veliajt i vonuar, nuk u morën parasysh akuzat për megaaferat e mëdha

ae267d9d 6f1c 4a55 82d7 07eb092b17df

Xhixho: Arrestimi i Veliajt i vonuar, nuk u morën parasysh akuzat për megaaferat e mëdha

[ad_1]

Nënpresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ftuar në studion e FaxNews ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe lënien e tij në burg.

Në intervistën e saj me gazetarin Albi Rakip ajo është shprehur se Veliaj po mbahet në burg për një akuzë pasurie dhe janë shmangur megaaferat e 5D dhe inceneratori i Tiranës.

“Mendoj se ka qenë një arrestim i vonuar dua të rikthej në kujtesën e shqiptarevë se PL presidenti Meta kanë denoncuar megaaferën e inceneratorëve të Tiranës një megaaferë që mban firmën e Erion Veliaj. Edhe për arrestimin që flasim Veliaj nuk hetohet as për Inceneratorët as për megaaferën e 5D dhe as për  shembjen e Teatrit, por hetohet për luks dhe për pasurinë e tij. Është një firmë e Veliajt që i ka dhënë fuqinë juridike inceneratorit të Tiranës”, është shprehur ajo.

Gjithashtu ajo është shprehur se drejtësia është treguar me dy standarte sa i përket arrestimit

Shoqerimi i tij është bërë me makinë në ndryshim nga presidenti i Partisë së Lirisë që u shoqërua dhe u rrëmbye në mënyrë bandite me regji të Edi Ramës. Drejtësia  është treguar me dy standarte. Kemi një firmë të Edi Ramës i cili ka hedhur për inceneratorin duke i dhënë  bonus një nga kompanive që akoma nuk është e regjistruar për të mos folur për 17 vendimet e Ramës në një ditë tha dje mos guxoni të merrni telefonin tim. Ky institucion I drejtësisëqë po merret me këto dhe janë shantazhuar media etj është një dëm kolosal dhe mosthirrja e atoij që duhet të hetohet që është Edi Rama por edhe Veliaj nuk hetohet pasi ideatori është Edi Rama”, është shprehur ajo.

[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.