
Disa orë pasi kompania xAI e Elon Musk lançoi versionin më të fundit të modelit të saj, Grok 3, X ka vendosur të rrisë në mënyrë të ndjeshme çmimin për planin e saj më të kushtueshëm Premium+ që ju jep qasje përdoruesve pikërisht në modelin më të fundit në afro 50 dollarë në muaj.
Në faqen e suportit X liston planet premium dhe ky i fundit kushton 50 dollarë në muaj ose 350 dollarë në vit.
Kjo është hera e dytë që X rrit çmimet e planit Premium+. Në Dhjetor kompania e rriti çmimin nga 16 dollarë në 22 dollarë në muaj. Kështu plani më i shtrenjtë është thuajse dyfishuar në vlerë.
xAI gjithashtu ka vendosur disa veçori të Grok 3 pas një plani më vete quajtur SuperGrok dhe është i disponueshëm në aplikacionin Grok. Kështu vetëm disa veçori si “deep search” dhe “reasoning” do të jenë të disponueshme në planin Premium+.
Gjithashtu, ndërsa faqja e mbështetjes së X thotë se një abonim mujor kushton 50 dollarë, faqja e regjistrimit liston një çmim prej 48,40 dollarë në muaj dhe faqja e blerjes tarifon 40 dollarë në muaj. /PCWorld Albanian