
Rrjeti social X po përgatitet për lançimin e aplikacionit të pagesave që drejtuesit e kompanisë e kanë premtuar prej kohësh. CEO Linda Yaccarino tha se X Money do të debutojë drejt fundit të vitit me partner Visa..
Sipas saj aplikacioni do të mbështesë pagesat personi-në-person duke përdorur kartat debitit me opsionin për të transferuar fonde në llogari bankere njëlloj si Venmo.
Shërbimi gjithashtu lejon përdoruesit të depozitojnë para në “X Wallet.” Yaccarino dhe Musk kanë premtuar prej kohësh se do të sjellin shërbime financiare në X ndërsa përpiqen ta kthejnë platformën në aplikacionin që bën çdo gjë.
Musk është shprehur se dëshiron që njerëzit ta përdorin X për të çdo gjë ka të bëjë me financat e tyre. Ende X Money është shumë larg këtij misioni por partneriteti me Visa është vetëm i pari këtë vit u shpreh Yaccarino.
/PCWorld Albanian