
Kompania ajrore hungareze Wizz Air do të anulojë linjën Shkup-Budapest nga 9 marsi. Që nga janari i këtij viti, linja ajrore tashmë ka ndaluar fluturimet drejt Salzburgut dhe Bremenit, si dhe ka anuluar fluturimet për në Këln, Kopenhagë dhe Stokholm-Skavsta.
Kompania nuk tha pse po anulon këtë linjë dhe nuk dihet nëse do të rikthehet me orarin e fluturimeve dimërore.
Wizz Air ka marrë subvencione nga qeveria për fluturimet e reja drejt Lionit, Barcelonës dhe Shtutgartit, të cilat tashmë janë në dispozicion për prenotim. Ministria e Transporteve ka shpallur një thirrje të re publike për kompanitë ajrore të subvencionuara, me qëllim uljen e varësisë nga një kompani ajrore e vetme.
Kjo kompani aktualisht mban ndërmjet 50 dhe 60 për qind të të gjithë trafikut ajror në dy aeroportet e Maqedonisë.