
Vrasja e Ramazan Mataj, i cili u ukzekutua mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës, ka tronditur familjarët e tij të cilët shprehen se 33-vjeçari nuk ka patur konflikte. Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, tha për mediat se nipi i tij nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. Ai tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.
Ndër të tjera, xhaxhai i viktimës shprehet se ngjarjen e kanë marrë vesh vetëm mëngjeisn e sotëm, teksa tha se policia nuk i kishte lejuar të shihnin trupin e të riut.