Vora e nis me këmbë të mbarë, ruajmë kreun! Kastrioti, mision të vështirë ndaj kryesuesve


Postuar: Janar 11, 2025 | 12:36

Merkato e dimrit te Vora për momentin është në baraspeshë, ku largimi i Sefës dhe Avdiut është kompletuar me federimin e Hasajt dhe Barjamit. Gjithsesi, edhe sot ndaj Kastriotit gjasat janë që trajneri Bellai nuk do ta cenojë formacionin bazë që ka përdorur në përgjithësi në 17 javë kampionat.SFDFDFGTe vorakët pritet që të firmosen dhe dy futbollistë të tjerë, por për momentin drejtuesit e klubit kanë preferuar që të mos i bëjnë publike emrat e tyre. Lidhur me takimin e sotëm, ku Vora pret Kastriotin në orën 13:30, kapiteni Xhuljo Tabaku për “Panorama Sport” u shpreh: “Vora vjen në këtë Vit të Ri edhe më e përforcuar se më parë. Gjithsesi, edhe prurjet e reja duan kohën e tyre të mjaftueshme që të ambientohen me skuadrën, edhe pse flitet për profesionistë të mirëfilltë. Kështu që, ne do të bazohemi në skuadrën që arritëm të kryenim më së miri detyrat e pjesës së parë të kampionatit. Në kampin vorak nuk shohin më prapa, por vetëm përpara. Jemi në krye e kësisoj duhet të shohim veten tonë. T’i marrin ndeshjet një e nga një dhe përqendrimi i çdo jave të jetë vetëm te sfida e radhës. Duam ta nisim me këmbë të mbarë, me fitore në shtëpi, para tifozëve tanë. Pjesa e dytë e kampionatit do të jetë akoma më e vështirë, por edhe ne jemi të përgatitur për çdo pengesë. Vora do të jetë e para në fund të këtij sezoni duke realizuar atë objektiv madhor që i kemi vënë vetes, ngjitja në Superiore si kampion i Kategorisë së Parë”.

29-vjeçari kryeqytetas ka rolin e kapitenit te skuadra e Vorës, si dhe të mesfushorit shkatërrues.

Kastrioti e mbylli pjesën e parë të sezonit në vend të 5-të me 26 pikë pikë. Një ecuri me luhatje rezultatesh, por renda pritshmërive.

Pjesa e dytë e kampionatit nis në transfertë për krutanët, të cilët sot në orën 13:30 do të jenë mysafirë në Vorë. Për vetë pozitat në renditje dhe ecurinë e të dy ekipeve, skuadrën e drejtuar nga trajneri Stavri Nica e pret një përballje e vështirë, ku pika padyshim do të konsiderohej arritje. Vorakët kanë triumfuar në fazën e parë, ku fituan në shifrat 2-0 në Fushë-Krujë. Kështu që trepikëshi konsiderohet si një mision i vështirë për Kastriotin, por me mobilizim dhe grintë në futboll çdo gjë mund të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link