VOLEJ/ Liga “Gjergj Kastrioti”, derbi kosovar në finalen e femrave


Në Lipjan të Kosovës ka nisur dje faza finale e Ligës “Gjergj Kastrioti”, kompeticionit të përbashkët në volejboll me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova. Dita e parë e “Final 4” pa në parket ekipet e femrave për gjysmëfinalet.

VOLEJ

Në ndeshjen e parë Ferizaj fitoi derbin kundër Fer Volejt me rezultatin 3-2 (21-25, 17-25, 25-23, 25-20, 15-13). Një sukses që erdhi më përmbysje për Ferizajn, pas një loje me shumë rivalitet.

Në mbrëmje u zhvillua takimin ndërmjet Skënderbeut dhe Dritës, ndeshje që vendoste përballë kampionet e Kosovës dhe të Shqipërisë, ndërsa në fund ato që festuan ishin vajzat nga Gjilani. Kështu Drita e nisi miri, duke kaluar në epërsi të dyfishtë setesh, teksa mori dy fraksionet e para 25-15 dhe 25-23.

Korçaret e Orlando Kojës reaguan, duke fituar setin e tretë 25-19. Skënderbeu e nisi miri edhe setin e katërt, duke qenë vazhdimisht në avantazh, por në fund loja e korçareve u zbeh, ndërsa Drita e fitoi setin 23-25, duke prerë biletën për në finale. Kështu pas tre edicionesh radhazi, Skënderbeu dorëzon kurorën e kampioneve në Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe tashmë për trofeun do të matin forcat të dielën dy ekipet e Kosovës, Ferzaj dhe Drita.

Ndërkohë sot do të jetë radha e gjysmëfinaleve për meshkuj, teksa fillimisht në orën 16:00, Partizani, fitues në fuqi i këtij kompeticioni, do të përballet me Ferizajn, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet takimi mes Skënderbeut të Lipjanit dhe Skënderbeut të Korçës.

Screenshot 2025-03-01 124310

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline









Source link