
Microsoft tha se do të ofronte disa veçori të Copilot AI pa pagesë. Të gjithë përdoruesit tani kanë akses të pakufizuar në Voice dhe Think Deeper të cilët fuqizohen nga modeli o1 i OpenAI.
Copilot u pajis me veçorinë Voice ku përdoruesit mund të bashkëbisedojnë me asistentin me zë, në Tetor të 2024. Think Deeper nga ana tjetër ju përgjigjet pyetjeve dhe problemeve komplekse.
“Ne po punojmë shumë për të shkallëzuar aksesin e pakufizuar në veçoritë e avancuara për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, sa më shpejt të jetë e mundur,” vuri në dukje postimi në blog.
Microsoft theksoi se përdoruesit mund të përjetojnë vonesa ose ndërprerje gjatë orëve të pikut dhe përdorimit të lartë me këto aplikacione të reja të Copilot. Përdoruesit e Copilot Pro ende kanë qasje preferenciale mbi modelet e fundit AI të kompanisë gjatë orëve të pikut.
/PCWorld Albanian