Viti i Ri 2025 nisi me nuse…


Postuar: Janar 27, 2025 | 21:51

Bekim Balaj ka fituar “Topin e Artë 2024” në Shqipëri. Kapiteni i Vllaznisë i shton kështu “Këpucës së Artë” dhe çmimin më prestigjioz individual në vend.

bandicam 2025-01-27 21-46-48-126

Balaj ka spikatur me golat e tij në sezonin e kaluar, ndërsa po e bën dhe aktualisht. Udhëhoqi ekipin e Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four” dhe tashmë synon titullin kampion.

Balaj deklaroi pas çmimit të fituar:

“Trofe me peshë. Realisht vit i gjatë me mundim dhe sakrifica, performanca lojtarësh që mund të ishin në vendin tim. Dua të falenderoj ato që votuan dhe besuan te unë.

Do i jem borxhli Vllaznisë gjithë jetës. Nuk mund të le pa përmend presidentin Xhaferi që më hapi derën për rikthimin. Jo më të fundit, por më të vlefshëm tifozërinë e Vllaznisë dhe qytetin e Shkodrës që e mbështet Vllazninë gjithmonë. Nuk do e harroj Vllaznnë që më mbështet

Viti i Ri 2025 nisi mbarë me nuse dhe shpresoj të jetë ogur i mbarë për Vllazninë që në fund të ngrejmë trofe të tjerë më me vlerë”, u shpreh Balaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link