
Postuar: Shkurt 23, 2025 | 22:21
Flamurtari është ndalur sot në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Kukësit, në një sfidë ku duhet të qajë rastet e humbura, por edhe mungesën e VAR-it me të cilin fati i këtij dueli mund të ishte ndryshe. Kjo, pasi vlonjatët kanë regjistruar dy nga ato të ashtuquajturit “gola fantazmë” në takimin e tyre që mund të ndryshonin rrjedhën e sfidës.
Që në minutën e tretë, një goditje akrobatike e Jankut u ndal nga traversa, topi më pas u përplas në vijën fatale dhe doli jashtë katërkëndorit, me gjyqtarin Albert Doda që sinjalizoi vazhdimin e lojës ashtu si edhe vijërojtësja pavarësisht protestave të vlonjatëve.
SHIH VIDEON
Ndërkohë, në minutë e 77-të, ishte një gjuajtje e Pjeshkës në zonë e cila u ndal nga portieri i Kukësit, Dervishaj, por me vlonjatët të cilët pretenduan përsëri se topi kishte kaluar vijën fatale të portës.
SHIH VIDEON
Dy raste të cilat mund të kishin ndryshuar fatin e kësaj ndeshje për Flamurtarin, i cili pa t’i largohej Vora e vendit të parë pas këtij barazimi.
PANORAMASPORT.AL
