VIDEO/ Skandal në Superligën turke! Alvaro Morata shënon me penallti, ekipi kundërshtar braktis fushën


Postuar: Shkurt 9, 2025 | 19:53

Adana Demirspor ka braktisur ndeshjen me Gallatasarain duke u larguar nga fusha para përfundimit të sfidës. Shkak u bë një penallti e shndërruar në gol nga Alvaro Morata në minutën e 12-të.adanademir-sport--780x439

Megjithatë, penalltia ishte e dyshimtë, pasi Mertens u rrëzua sapo pa që po i afrohej Semih Güler. Një vendim që irritoi Adana Demirspor-in, ekipin e fundit në renditjen e Superligës turke.

Pasi vazhduan të luanin për disa minuta, Mustafa Alper Avcı, trajner i Adana Demirspor, vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha, si shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit Oguzhan Çakır dhe atij të VAR-it, i cili drejtohej nga danezi Jakob Alexander Sundberg.

Ky vendim erdhi pikërisht në momentin kur Yusuf Barasi pësoi një dëmtim dhe trajneri Avcı u dha urdhër kapitenëve Semih Güler dhe Tayfun Aydoğan që të largoheshin nga fusha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link