
Postuar: Shkurt 21, 2025 | 22:22
Arinaldo Rrapaj ka asistuar në debutim për Kolos Kovalivka kundër Çernomorets Odesa. Ish-lojtarit të Partizanit i mjaftuan dy minuta nga ndeshja, për të qenë protagonist, ndërsa Kovtalyuk nuk mund të gabonte me portën bosh.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit ukrainas. Kujtojmë se Rrapaj u largua nga Partizani pikërisht në fundin e dhjetorit.
Klubi i tij i ri, Kolo Kovalivka, mban vendin e 10-të në Ukrainë dhe po lufton për të qëndruar në elitë.
Goli i asistuar nga Rrapaj: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
