VIDEO/ Rotacioni funksionon, Reali argëtohet në Kupë ndaj ekipit të kategorisë së katërt

#image_title


Postuar: Janar 6, 2025 | 21:13

Real Madridi ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Mbretit me një fitore shumë të lehtë me shifrat 5-0 ndaj Deportiva Minera, në një sfidë ku Karlo Ançeloti la pushim disa nga titullarët e zakonshëm për skuadrën e tij.

dfsdsfdsfdsf

Duke pasur parasysh se përballë ishte një skuadër e kategorisë së katërt, ndonëse luante në transfertë në Kartagjenë, Reali përdori shumë nga lojtarët e stolit, duke e nisur ndeshjen me treshen Gyler-Endrik-Brahim Diaz në sulm.

Megjithatë, edhe kaq mjaftoi pasi diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe dhe pa kaluar 30 minuta lojë, madrilenët ishin në avantazh 3-0 falë golave të Valverde, Kamavinga e Gyler. Golat në pjesën e dytë nga Modriç dhe përsëri Gyler, bënë që shifrat në shkonin në 5-0 dhe të mbyllnin diskutimin me kalimin pa shumë vështirës të Realit në turin tjetër të turneut.

Goli i Valverde (VIDEO)

Goli i Kamavinga (VIDEO)

Goli i parë i Gyler (VIDEO)

Goli i Modriç (VIDEO)

Goli i dytë i Gyler (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link