
Postuar: Janar 2, 2025 | 18:04
Gllazgou Rejnxhersi i Nedim Bajramin mposhti pasditen e sotme kryesuesit e Sëlltikut me rezultatin e pastër 3 me 0, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit skocez.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, u aktivizua titullar në këtë duel, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, teksa u zëvendësua në minutën e 80-të.
Golat e Haxhit, Proper dhe Danilos i dhuruan fitoren spektakolare Rejnxhërsit në këtë përballje speciale. Edhe pas këtij suksesi diferenca mes kryesuesve të Sëlltik dhe Rejnxhërsit të Bajramit, ngelet e konsiderueshme, plot 11 pikë larg njëra-tjetrës.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
