
01 Feb. VIDEO/ Laçi dominon por kënaqet me një pikë ndaj Partizanit, “demat” zhgënjejnë përsëri
[ad_1]
Laçi dhe Partizani kanë ndarë pikët në barazimin pa gola në takimin e luajtur mes tyre në fushën e kurbinasve.
Vendasit kërkonin tre pikët për t’iu larguar zonës së ftohtë dhe ishin shumë më kërkues se skuadra kryeqytetase, e cila vazhdon të shfaqë probleme të dukshme në lojën e saj që pas largimeve masive të janarit, me prurjet e reja që nuk janë në nivelin e kërkuar. Në pjesën e parë, ishte Laçi që dominoi plotësisht e humbi disa mundësi të mira shënimi, ndërsa pjesa e dytë ishte më e balancuar, por me të kuqtë të cilët rrallëherë thumbonin para portës së Laçit.
Kështu, ndeshja u mbyll me barazimin 0-0 që i bën më shumë punë Laçit pasi merr një pikë të vlefshme për renditjen e moralin, ndërsa jep një tjetër sinjal se të kuqtë mund të kenë vështirësi në objektivat e tyre për trofe në këtë sezon nëse nuk japin shpejt shenja rizgjimi.
LAÇI 0-0 PARTIZANI
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola mes skuadrave.
90’+3’ Mando merr vendin e Bintsuka në radhët e Partizanit.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
88’ Bullari dhe Mehmeti ndëshkohen me karton të verdhë për përplasjen në fjalë.
87’ Përplasje mes lojtarëve në fushë, pas një kontakti mes Bullarit dhe Bytyçit. Hyjnë edhe Veselinoviç me Morieron për të qetësuar lojtarët. (VIDEO) (VIDEO)
84’ Traore i lë vendin Bullarit në radhët e Laçit.
83’ Një pasim nga e djathta gjen Mehmetin në zonë, gjuajtja e këtij të fundit shkon shumë lart mbi traversë.
79′ Loja përqëndrohet në mesfushë. Të dyja skuadrave i mungojnë rastet e rrezikshme.
75′ Largohet Keko dhe aktivizohet Mehmeti te Partizani. Po ashtu debuton Vujnoviç, që merr vendin e Taipit.
71′ Melo nuk shfrytëzon si duhet një rast në mbrojtjen e Partizanit. Topi përfundon në këndore.
70′ Tashmë është dhe prania e sistemit VAR.
67′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj Kekos. Më parë te Laçi kishin pretendime për penallti. (VIDEO)
65′ Laçi tashmë ka sërish kontrollin e lojës.
62′ Sfidës i mungojnë rastet e pjesës së parë, teksa ritmi është më i ulët.
57’ Padstrelau provon me të majtën në zonë. Ishte Bintsuka që krosoi tek ai, ndërsa goditja e bjellorusit përfundoi jashtë. (VIDEO)
55′ Bintsuka provon me të majtën, por Molla kontrollon pa problem gjuajtjen e lehtë. (VIDEO)
50′ Partizani regjistron goditjen e parë në portë. Molla pret goditjen e Ismailit. (VIDEO)
49′ Arbitri ndal lojën për Kekon, i cili qëndron i shtrirë në zonë. Ndeshja rifillon normalisht. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë, sërish pa VAR.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
42’ Pretendime për penallti nga lojtarët e Partizanit, pasi Bintsuka u rrëzua në zonë. Kryesori Bastari vijon lojën. (VIDEO) + (VIDEO)
41′ Minuta më të qeta pranë fundit të pjesës së parë.
39′ Partizani e ka të pamundur të ndërtojë diçka në sulm.
35’ Domgjoni ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Mjakit. (VIDEO)
34′ VAR vazhdon të mos jetë funksional në Laç.
30’ Domgjoni shpëton Partizanin, teksa Kristian Da Lima nuk ia del të dërgojë topin në portë me Qirkon e mposhtur. (VIDEO)
29’ E majta e Tresës devijohet në goditje nga këndi. Vendasit vazhdojnë të dominojnë.
26′ Tjetër aksion për kurbinasit. Pasimi i Melos nuk është i duhuri në zonë duke bërë që Shanaj të përfitojë.
25′ Laçi dikton lojën në shtëpi. Këtë herë Preka detyrohet të largojë topin në këndore për të mos rrezikuar.
23’ Janjeva ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje ndaj Prodanit. (VIDEO)
23’ Prodani nuk shfrytëzon si duhet një pasim në krahun e majtë të sulmit kurbinas. (VIDEO)
18′ Goditja e Prodanit me kokë nuk ka forcën e duhur. Topi kontrollohet pa problem.
15’ Qirko sërish i vëmendshëm te Partizani. Ndërhyrja e tij i mohon golin Bibës, që provon për herë të dytë nga distanca. (VIDEO)
13’ Goditja e Traore përfundon jashtë. Sulmuesi i Laçit tentoi të befasonte Qirkon. (VIDEO)
11′ Partizani fillon të reagojë duke krijuar aksione në mesfushën kundërshtare. Mungon goditja në portë.
6′ Qirko shpëton Partizanin. Melo i afrohet golit, ndërsa është gardiani i Partizanit që i mohon gjithçka. (VIDEO)
5′ Nisje e mirë nga Laçi që zhvendoset në mesfushën e Partizanit.
3′ Bibo provon me goditje nga distanca, por është Qirko që pret në dy kohë. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja. Skuadrat janë njoftuar për mungesën e VAR, për shkak të problemeve me sistemin.
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi: Molla, Kristian, Kurti, Opeh, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Tresa
Trajner: Françesko Moriero
Partizani: Qirko, Janjeva, Preka, Domgjoni, Bytyçi, Ismaili, Taipi, Shanaj, Padstrelau, Bintsuka, Keko
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.