VIDEO/ Jakut i mjaftojnë 4 minuta në Itali, ish-mesfushori i Tiranës e nis me këmbën e mbarë te Bolonja


Postuar: Janar 23, 2025 | 19:45

Jordi Jaku e ka nisur mbarë aventurën me Bolonjën në Itali. Mesfushori 18-vjeçar asistoi dje për ekipin U-20 në transfertën e Xhenoas. Sfida u mbyll në barazim 1-1 dhe pati vlerë për javën e 21-të të Primaverës.

bandicam 2025-01-23 19-07-32-732

Vetëm 4 minuta iu nevojitën në fushë Jakut. Rezultati ishte në favorin e Xhenoas, ndërsa trajneri i Bolonjës aktivizoi ish-lojtarin e Tiranës në minutën e 59-të.

Në minutën e 63-të, Jaku dha një pasim vendimtar në zonë për Tonin, që nuk gaboi. Me golin e shënuar nga ky i fundit, sfida u mbyll me barazim.

Goli i asistuar nga Jordi Jaku: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link