VIDEO/ I tërbuar te zëvendësimi ndaj Milanit, ja me kë e kishte Barela

BARELA

VIDEO/ I tërbuar te zëvendësimi ndaj Milanit, ja me kë e kishte Barela

[ad_1]

Postuar: Janar 8, 2025 | 23:45

Nikolo Barela është si një uragan kundër pankinës së Interit pas zëvendësimit në derbin e Superkupës së Italisë të humbur kundër Milanit. Ishte minuta e 84-t kur mesfushori sard u largua nga fusha për Fratezin, por teksa shkonte në pankinë për t’u ulur u revoltua në mënyrë të ashpër ndaj disa individëve në pankinë.

BARELA

Një moment nervozizmi që të gjithë e kanë parë dhe mund të ndikojë edhe në të ardhmen. Në mbrëmjen e Riadit, numri 23 bëri një ndeshje me dritë-hije. Në pjesën e parë ishte me nivel të lartë, ndërsa në të dytën humbi ashtu si të gjithë të tjerët. Në fazën më vendimtare, Barela humbi kthjelltësinë sepse e shihte që gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhet.

Ndoshta ky ishte një prej motiveve të zëvendësimit, përtej faktit që Fratezi është një lojtar që depërton shpesh në zonë. Por Barela nuk e priti mirë zëvendësimin. Sipas “Mediaset” ai e kishte me disa nga pjesëtarët e stafit të Inzagit, që sipas tij kishin dhënë shumë indikacione për skuadrën dhe ndoshta për atë vetë dhe askush nuk po bënte gjënë e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline







[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.