VIDEO/ Hap fals i Flamurtarit, Pogradeci “asiston” Vorën! Spektakël mes Korabit dhe Valbonës


Postuar: Janar 20, 2025 | 15:26

Java e 19-të e Kategorisë së Parë është mbyllur sot.

Screenshot 2025-01-20 152546

Flamurtari i vendit të dytë barazoi pa gola në transfertën e Pogradecit. Vlonjatët luajtën me një lojtar më pak, pasi Janku u largua me karton të kuq në minutën e 62-të. Kishte dhe pretendime për penallti te Flamurtari në fund.

Korabi ndërkohë fitoi mes spektaklit kundër Valbonës. 4 me 2 ishte rezultati në favor të vendasve, që përmbysën takimin pasi vendasit gjetën të parët avantazhin.

Pasi Besa humbi dje, Vora është e fituara e kësaj jave. Aktualisht kryesojnë me 4 pikë më tepër se Flamurtari ndjekës.  Korabi qëndron në vendin e dhjetë, teksa Valbona me një pozicion më poshtë ndodhet e parafundit.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

POGRADECI 0-0 FLAMURTARI

90+4′ Pretendime për penallti te Flamurtari në fundin e takimit. (VIDEO)

62′ Karton i kuq për Jankun te Flamurtari. (VIDEO)

KORABI 4-2 VALBONA

5′ Muça, 33′ Pjeshka, 54′ Treni, 72′ Mziu / 3′ Llanaj, 87′ Krasniqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link