VIDEO/ Goli i tretë në kampionat, sulmuesi shqiptar i shënon edhe Juventusit


Postuar: Janar 12, 2025 | 21:06

Talenti shqiptar, Flavio Sulejmani gjeti rrugën e rrjetën me ekipin e të rinjve të Lacios, në duelin ndaj bashkëmoshatarëve të Juventusit që përfundojë me shifrat 1 me 1. 

Sulejmani

Miqtë shënuan të parët në minutën e 15-të, ndërkohë që Lacio barazoi shifrat me Sulejmanin, i cili në minutën e 31-të, me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. 

Ky ishte goli i tretë në 15 ndeshje për Sulejmanin, i cili gjithashtu i ka shënuar edhe Sampdorias dhe Udinezes në këtë sezon.  

GOLI I SULEJMANIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link