VIDEO/ Goli i dhjetë në kampionat, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën “bomberin” në Turqi


Postuar: Shkurt 9, 2025 | 14:23

Ish-sulmuesi i Skënderbeu, Ali Soue, vijon të shënojë në elitën e futbollit turk. Bomberi 30-vjeçar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Rizesporit, në duelin ndaj Kasimpasha, që përfundoi me rezultatin 3 me 2 në favor të vendasve.  

soue

Soue shënoi në minutën e 80-të duke ngushtuar shifrat në 3 me 2. Për futbollistin nga Gambia ky ishte goli i 10-të në 22 aktivizime në kampionat. Kujtojmë që në edicionin 2017/2018, Soue u shpall kryegolashënuesi i kampionatit, ku realizoi 21 gola duke fituar “Këpucën e Artë”.  

GOLI I SOUE: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link