
Postuar: Janar 25, 2025 | 23:16
Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, u shndërrua në heroin e Hamburgut në duelin ndaj Hertës së Berlinit, ku skuadra e sulmuesit shqiptar të Kosovës, triumfoi me rezultatin 2 me 3.
26-vjeçari u aktivizua titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 84-t shënoi golin e fitores duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. Goli i Sahitit krijoi një atmosferë elektrizuese te sektori i tifozerisë mike, të cilët kishin tejmbushur shkallët e stadiumit të Hertës në Berlin.
Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i parë i Sahit me fanellën e Hamburgut, në ndeshjen e tij të 8 në kampionat. Për më tepër shikoni pamjet:
GOLI I SAHITIT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
