VIDEO/ Dygolësh dhe 2 asiste, Rei Manaj i papërmbajtshëm me Sivasporin në Turqi


Postuar: Janar 25, 2025 | 23:35

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes mes Sivasporit dhe Kaiserisporit.

manaj

Manajt i mjaftuan 5 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin kundër Kaiserisporit.

Ai merr një top të gjatë në afërsi të zonës së rrezikshme dhe godet me të djathtën duke shtangur portierin e skuadrës rivale.

Në fundin e pjesës së parë ai i dhuroi asist, Rodrigezit i cili e ktheu në gol.

Manaj nuk është mjaftuar dhe ka dhënë një tjetër asist në minutën e 77-të ku Basan ka realizuar golin e 4-të për Sivasporin.

Në fund të sfidës ai i vendos kapakun me golin e dytë personal.

Ndeshja u mbyll me fitoren 5-2 të Sivasporit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link