
Vllaznia dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.
I gjithë spektakli ishte në pjesën e parë ku u shënuan dy gola dhe u humb një penallti.
Fillimisht Vllaznia zhbllokoi sfidën me Deliun. Më pas ishin miqtë që gjetën barazimin, ndërsa Musta tundi rrjetën.
Kuqeblutë mund të ktheheshin sërish në avantazh, por Bekim Balaj pa Abalorën t’i priste penalltinë. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 31 pikë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VLLAZNIA 1-1 ELBASANI
11′ Deliu – 24′ Musta
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Mbyllet ndeshja në “Loro Boriçi”, me barazim 1-1.
90+3′ Halili ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
90′ Xhoel ndëshkohet me karton të verdhë.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ Gjoni merr vendin e Lokulit dhe Halili të Qoses tek Elbasani.
88′ Dodaj i lë vendin Delajt te Vllaznia.
87′ Vllaznia pranë golit. Abalora pret dy goditje duke mbetur shpëtimtari i skuadrës së tij. (VIDEO)
86′ Goditja e Loukilit pritet nga Jukaj. Minuta të mira për miqtë. (VIDEO)
84′ Lajthia tenton brenda zonës së Vllaznisë. Topi devijohet dhe humbet rrezikshmërinë.
82′ Qose nuk shfrytëzon një rast, që mund të testonte Jukajn. Topi i gjuajtur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
80′ Lajthia merr vendin e Tsage tek Elbasani.
76′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë.
76′ Aktivizohet Mensah dhe largohet Mala te Vllaznia.
75′ Elbasani me fat. Goditja e Deliut devijohet nga Abalora dhe më pas shtylla i mohon golin. (VIDEO)
74′ Verdheblutë pranë golit. Abas krijon një rast, që në rast se do finalizohej do të sillte golin e përmbysjes. (VIDEO)
69′ Largohet Ze Gomesh tek Elbasani dhe aktivizohet Xhoel.
64′ Karton i verdhë dhe për Lilën te Elbasani.
63′ Karton i verdhë për Mustën, që shkakton faull ndaj Malës.
62′ Loukili harkon një top në zonë, që nuk arrihet nga Abas. Inkursion i mirë nga krahu i majtë i sulmit të verdhebluve. (VIDEO)
60′ Asnjë nga skuadrat nuk rrezikon. Sfida vijon me shifrat e barabarta.
56′ Qato merr vendin e Grudës te Vllaznia.
54′ Elbasani niset në kundërsulm. Lila nuk kroson si duhet dhe Vllaznia rimerr topin.
49′ Balaj provon me kokë. Abalora tregohet i vëmendshëm duke kontrolluar topin. (VIDEO)
47′ Te Vllaznia pretendojnë për shtyrje nga Olberkis ndaj Balajt në zonë. Kryesori vijon lojën. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 1-1.
45+1′ Bekim Balaj nuk shfrytëzon një top të Gurishtës, teksa përplaset me portierin Abalora. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
39′-42′ Një faull i dhënë krijon tension, pasi Vllaznisë i ndërpritet aksioni. Abas ka nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa loja rifillon me topin nën kontrollin e Vllaznisë. (VIDEO)
37′ Mala nuk godet si duhet. Ishte Vllaznia që tentoi të përfitonte nga dalja jo e mirë e portierit Abalora. (VIDEO)
36′ Elbasani ka fituar terren pas penalltisë pritur. Minuta të mira për miqtë.
29′ Abas ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
26′-28′ Abalora i pret penalltinë Balajt, teksa vendasit protestojnë te gjyqtari duke pasur pretendime për ta përsëritur. Sfida vazhdon në barazim. (VIDEO)
24′ GOOOL! Vllaznia 1-1 Elbasani/ Musta vendos baraspeshën duke kaluar festën te verdheblutë. (VIDEO)
20′ Mungojnë rastet, edhe pse skuadrat mundohen të krijojnë duke qarkulluar topin fillimisht.
14′ Tsage humbet rastin e artë për të vendosur baraspeshën. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
11′ GOOOL! Vllaznia 1-0 Elbasani/ Deliu përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. (VIDEO)
7′ Sala shkakton faull ndaj Qoses, i cili ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
3′ Vllaznia fiton këndoren e parë. E luan shkurt, ndërsa mbrojtja e Elbasanit tregohet e vëmendshme për të larguar sferën më pas nga zona.
1′ Rast për Vllazninë që në sekondat e para. Gruda godet me kokë, ndërsa topi përfundon jashtë.
1′ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Stojanoviç, Çoba, Mala, Deliu, Sala, Dodaj, Balaj, Gruda
Trajner: Tomas Brdariç
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Qose, Lila, Kasa, Ibrahim, Loukili, Tsage, Ze Gomesh
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL
