VIDEO/ Duel dramatik, Al Itihadi i Mitajt mposht me penallti Al Hilalin dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës

#image_title


Postuar: Janar 7, 2025 | 21:28

Al Itihadi i Mario Mitajt, triumfoi me penallti ndaj Al Hilalit, në duelin e vlefshëm për çerekfinalen e “King Cup” në Arabinë Saudite. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1. 

MITAJ BENZEMA

Falë golave të Benzema dhe Al Davsari. Dueli shkoi në shtesë ku u shënuan edhe 2 gola të tjerë, që mbajnë firmën e Markos Leandros dhe Benzema që kompletoi dopietën.  

Ndërkohë nga pika e bardhë e penalltisë, futbollistët Al Itihad, u treguan më të suksesshëm duke triumfuar 1 me 3. 

Për sa i përket Mario Mitajt, ai qëndroi në fushë 106 minuta, ndërkohë që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link