
Postuar: Shkurt 22, 2025 | 22:07
Legjendat e futbollit vlonjat u mblodhën sërish këtë të shtunë, në një drekë festive. Mes këngëve kujtimeve dhe humorit ata qëndruan bashkë deri në orët e vona të pasdites.
Të organizuar nga Vasil Ruci dhe me mbështetjen e ish-futbollistit të Flamurtarit, aktualisht biznesmen, Gramoz Murataj, ish futbollistët e shquar kuqezi, nuk kanë nguruar të shfaqin edhe talentin e tyre si këngëtar nën dirigjimin e tenorit vlonjat me famë botërore Josif Gjipali.
Rrapo Taho, Eqerem Memushi, Luan Birçe dhe Gramoz Murataj kanë qenë aktiv në këngë. Shpesh i shoqëronte edhe Vasil Ruci i cili ishte gjatë gjithë kohës në lëvizje, ku regjistronte nëpërmjet telefonit momentet më pikante. Pjesë e këtij aktiviteti edhe Latif Gjondeda, Roland Iliadhi, ish kapiteni i Flamurtarit Franc Veliu si dhe të tjerë dashamirës të legjendave. Nuk munguan as tekstet e improvizuara të këngëve si:
“Hoxha i Kaninës, shkoi në Risili me një vajzë të re ra në dashuri” Jam, jam i mirë, s’jam, s’jam i mirë dhe në jam i mirë jam për lagjen time”. Eqerem Memushi ngacmon Latif Gjondedën: “Dhe në jam i mirë jam për Latif Gjondedën”. Ju ftojmë të shijoni disa nga këto momente të bukura.
ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL
