
Postuar: Janar 25, 2025 | 17:38
Atalanta u është kthyer përsëri fitoreve në Serinë A, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në fushën e Komos.
Ky i fundit ka dhuruar vazhdimisht surpriza në këtë sezon të rikthimit në elitë dhe u duk se mund të bënte një gjë të tillë edhe ndaj zikaltërve, pasi gjeti i pari golin me Niko Paz në pjesën e parë.
Por në fraksionin e dytë të lojës erdhi përmbysja e bergamaskëve, të cilët shënuan me Reteguin në minutat 56 e 70, për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme sidomos për moralin pas një periudhe ku mungesa e fitoreve i kishte bërë të humbnin hapin e kryesuesve.
Goli i Niko Paz (VIDEO)
Goli i parë i Retegui (VIDEO)
Goli i dytë i Retegui (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
