Vazhdon fushata e spastrimeve te Milani, një mesfushor ikën drejt Marsejës dhe një sulmues drejt Napolit


Postuar: Shkurt 3, 2025 | 19:52

Milani vazhdon me një fushatë të pazakontë lëvizjesh në janar, teksa po largon pak nga pak shumë nga emrat e afruar së fundmi që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, apo futbollistë që kanë përfunduar jashtë projektit kuqezi.

BENASERRRR

Gjatë pasdites së sotme, klubi kuqezi ka dhënë dritën e gjelbër për dy transferime të tjera në dalje. I pari është ai i Ismael Benaser, i cili do t’i bashkohet Olimpik Marsejës. Mesfushori ka kërkuar me ngulm largimin dhe është gjetur formula e kalimit të tij në Francë në huazim për 1 milion euro deri në fund të sezonit. Më pas do të jetë klubi francez ai që do të vendosë nëse do ta blejë për 12 milionë euro plus 3 milionë euro të tjera në bonuse.

Ndërkohë, drejt Napolit ka udhëtuar Noah Okafor, i cili kishte përfunduar jashtë projektit kuqezi. Edhe ky i fundit është dhënë me formulën e huazimit për 2 milionë euro deri në fund të sezonit, me Napolin që ka të drejtën të vendosë nëse do të blejë kartonin e tij për 23 milionë euro në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link