

Mjek hematolog
Defiçiti i Hekurit është sëmundja (ka shkaqe klinike, laborator, mjekim) më e shpeshte në praktikën mjekësore.
Referuar OBSH-së mungesa e hekurit është një problem i rëndësishëm shëndetësor global. Kjo mund të çojë në anemi, një gjendje ku ka një numër të ulët të qelizave të kuqe të gjakut ose hemoglobinë, duke kufizuar aftësinë e gjakut për të transportuar oksigjen. Kjo mund të shkaktojë lodhje, dobësi dhe probleme me funksionin mendor, mes shumë simptomash të tjera.
Në gratë shtatzëna, mungesa e hekurit mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve si lindja para kohe, pesha e ulët e lindjes dhe vdekshmëria e nënës. Fëmijët me mungesë hekuri mund të kenë vonesa në zhvillim dhe probleme me të mësuarit. Po ashtu, adoleshentët mund të preken në zhvillimin fizik dhe mendor, duke ndikuar në performancën shkollore.
Si rregull ka ngelur Defiçit Nutricional, por Mungesa e Hekurit, nuk është:
a) “problem i marrjes së hekurit” – hekuri përbën 1/3 e kores së tokes dhe sigurisht që gjendet në të gjitha ushqimet bimore dhe shtazore, përfshirë dhe tenxheren metalike ku pergatisim ushqimin.
b) Mungesa e Hekurit është “problem i HUMBJES SË HEKURIT” – Wintrobe Hematology. Dhe hekuri humbet me anë të gjakut, djersës, qumështit tek gratë latante dhe epitelit të deskuamuar.
Një nga pasojat e Defiçitit të Hekurit, mund të jetë Anemia nga Defiçiti i Hekurit (kjo sëmundje e ka shkakun të percaktuar, Defiçitin e Hekurit). Shumica e njerëzve kanë vetëm Deficit të Hekurit PA Anemi (Në periudhën riprodhuese, 80 % e femrave), një pjese e njerëzve kanë Defiçit të Hekurit + Anemia nga Defiçiti i Hekurit.
Korrigjimi i Defiçitit të Hekurit
Me ushqime është e pamundur. Pra Defiçiti i Hekurit, nëse instalohet nuk vetëkorrigjohet më. Ngelet i tillë për të gjithë jetën.
Ai korrigjohet vetëm nëse merret preparati i duhur, doza e duhur, koha e duhur, arritje e qëllimit, korrigjimi i plotë i Deficitit te Hekurit, tek femrat adulte 60-70 ng/ml dhe tek meshkujt adult 120-140 ng/ml. Ferritinemia përfaqëson 1/10 e rezervave të hekurit. Ferritinemia e ulur = 100 % mungesë hekuri dhe nuk të duhet asnjë analizë tjetër për ta konfirmuar.
Opsionet e mjekimit:
1) Mjekimi me preparate orale të hekurit. Ngado që rrotullohemi, kripa e Ferri-Sulfatit, e përdorur që në Shekullin e XIX, mbetet më e mira. E dyta, Ferri0Fumarati. Janë preparatet më të lira dhe më efikase.
2) Preparatet venoze te hekurit. Rregulli e do që të përdoren kur preparatet e hekurit nga goja A) nuk janë efikase, ose B) nuk tolerohen për shkak të toksicitetit gastro-intestinal.
Sigurojnë mbushje të shpejte të depove të hekurit, por efikasiteti afatgjatë është në varësi të persistencës së shkakut/shkaqeve.
Rreziqet janë më të mëdha, reaksione alergjike të shkalleve te ndryshme, rreziku për tromboza në vendin e aplikimit, kosto me e madhe se mjekimi nga goja dhe nuk e zgjidhin përfundimisht problemin, nëse shkaku/shkaqet e defiçitit të hekurit persistojnë.
Në disa raste, sidomos në Defiçit të Vitaminës D, mund të ndodhi Hipofosfatemia, që shoqërohet me një lodhje të shprehur pas aplikimit. Në disa raste, ka dhimbje të artikulacioneve, të muskujve, të kokës, që zgjasin 1-2 ditë.
3) Hemotransfuzioni. Përpiqemi ta kufizojmë sa të jetë e mundur për një problem të tillë. Jo vetëm se është i paktë, por dhe për efektet anësore të mundshme. Më tepër e përdorim tek moshat e vjetra, me anemi të thellë dhe klinike të shprehur të anemisë. Moshat e vjetra e suportojnë aneminë me keq se moshat e reja, sidomos në efort fizik. Anemia nga Mungesa e Hekurit, nuk është një urgjencë mjekësore. Ajo instalohet gradualisht, pas jave dhe muajsh të tërë, pasi është instaluar fillimisht Defiçiti i Hekurit.
Me anë të një transfuzioni të sukseshem hemoglobina rritet me 1 gr/dl dhe pas eleminimit të çdo eritrociti të transfuzuar do të çlirohet hekuri që do ëe mbetet në organizmin e pritësit dhe arrihet të merret në këtë mënyrë rreth 200 mg/hekur.
Ferri Sulfati, ngelet kripa më e mirë për korrigjimin e anemisë. Efikasitet i lartë, kosto e ulët, efekte anesore të menaxhueshme.
#Ushqimi #nuk #mjafton #për #të #trajtuar #aneminë #çfarë #rekomandon #mjeku
#Ushqimi #nuk #mjafton #për #të #trajtuar #aneminë #çfarë #rekomandon #mjeku