
Postuar: Janar 27, 2025 | 22:46
Mes më të kritikuarit në ndeshjet e fundit të Juventusit, Andrea Kambiazo nuk është më një lojtar i pashitshëm për bardhezinjtë. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, edhe “Zonja e Vjetër” tashmë ka ulur pritshmëritë sa i përket shifrës që mund ta lejë të lirë për t’u larguar.
Klubi i interesuar është Mançester Siti që është i gatshëm të shpenzojë rreth 60 milionë euro për të blerë mbrojtësin italian. Nga ana tjetër, Xhuntoli fillimisht i ka bërë me dije se nuk do ta linte të lirë mbrojtësin pa të paktën 80 milionë euro, duke bërë që Siti të stepet përpara se të bëjë një ofertë zyrtare për Kambiazon.
Tashmë situata duket se ka ndryshuar dhe Xhuntoli është i gatshëm ta lejë lojtarin të largohet për rreth 65 milionë euro. Për këtë arsye, pritet që në ditët në vijim Siti të “zbarkojë” në Torino me një ofertë zyrtare rreth 60 milionë euro plus bonueset, për të transferuar në Angli mbrojtësin. Ndërkohë, Mançester Siti është duke monitoruar edhe Duglas Luizin te Juventusi.
PANORAMASPORT.AL
