UEFA i beson gjyqtarëve nga Shqipëria, Jorgji vendos drejtësi në sfidën mes gjigantëve të Bundesligës dhe Hungarisë


Postuar: Janar 21, 2025 | 14:00

Enea Jorgji është kryesori i ndeshjes, që do të luhet mes Frankfurtit dhe Ferencvarosh. Takimi i vlefshëm për raundin e shtatë të Ligës së Europës, do të fillojë të enjten në orën 21:00.

Jorgji Enea

Jorgji do të shoqërohet në Gjermani nga dy asistentë shqiptarë, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Eldorjan Hamiti qëndron si arbitër i katërt, teksa italianët Aleandro Di Paolo dhe Daniel Kifi do të jenë në dhomën e VAR.

Frankfurt ndodhet për momentin në vendin e pestë me 13 pikë. Në anën tjetër Ferencvarosh mban vendin e 16-të me 9 pikë.

Përballja mes gjigantëve të Bundesligës dhe atyre të Hungarisë premton spektakël.

Screenshot 2025-01-21 140209

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link