
Postuar: Shkurt 3, 2025 | 18:38
Klubi i Monakos ka bërë zyrtar sot një transferim të papritur, teksa ka huazuar nga Beshiktashi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje mesfushorin Moatasem Al-Musrati.
Mesfushori, bashkë me Ernest Muçin, u kthyen në temë kryesore diskutimi para zgjedhjeve për president te Beshiktashi, pasi të dy ishin afruar në merkaton e janarit të vitit të kaluar duke thyer rekordet e transferimeve të klubit turk, Ata u kritikuan si zgjedhje që ishin bërë nga drejtuesit e vjetër të klubit, pasi ishin shpenzuar 21 milionë euro për të dy, por skuadra nuk ishte ngjitur në nivelet e kërkuara duke mos qenë pretendente për titull.
Një vit pas atij transferimi, mesfushori libian i dha lamtumirën Beshiktashit, duke u transferuar në një klub më prestigjioz si Monako, i cili vazhdon rrugëtimin e tij në Ligën e Kampioneve. Monako e ka huazuar lojtarin deri në fund të këtij sezoni dhe në varësi të ecurisë në kampionat dhe në turneun ndërkombëtar, mund të vendosë për blerjen përfundimtare.
PANORAMASPORT.AL
