
Postuar: Janar 25, 2025 | 16:51
Rio Ferdinand thotë se do të ishte një turp nëse Mançester Siti dështon që të kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, me “Qytetarët” që përpara ndeshjes së fundit të fazës së ligës, kundër Bryzhit janë edhe jashtë vendeve të “play off”-it.
“100 për qind që do të ishte një dështim nëse ata do të eliminoheshin. Unë mendoj se me gjithë suksesin që Mançester Siti ka pasur vitet e fundit, njerëzit presin që ata të shkojnë minimalisht në fazën me eliminim direkt.
Unë mendoj se ata do ta merrnin si një turpërim. Jam i sigurt, sepse ata e shohin veten si një ekip që shkon në fazat e fundit dhe e kanë kërkuar këtë vitet e fundit”, tha ish-mbrojtësi i Junajtid.
PANORAMASPORT.AL
