Trump e emëron Grenellin drejtor të përkohshëm ekzekutiv të Qendrës Kennedy


Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar të hënën (10.02.2025) Richard Grenellin, emisar i tij për misione speciale, drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy disa ditë pasi ai e kishte emëruar veten shef të bordit të ri, ka raportuar Thehill.com.

“Jam i lumtur të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor i Përkohshëm Ekzekutiv i Qendrës Kennedy. Ric ndan vizionin tim për epokën e artë të kulturës dhe arteve amerikane, dhe do të mbikëqyrë operacionet e përditshme të Qendrës. S`ka më shfaqje skenike, ose propagandë tjetër antiamerikane – Ju urojmë më të mirën Ric, mirë se vini në shou biznes!”– ka shkruar presidenti amerikan të hënën në Truth Social.

Grenell, i cili ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe ambasador në Gjermani në mandatin e tij të parë, së fundmi ka udhëtuar në Venezuelë dhe i janë lënë meritat për ndihmën për lirimin e gjashtë amerikanëve të arrestuar në shtetin latin.

Trump ka deklaruar të premten se do ta shkarkojë bordin me shumë anëtarë të Qendrës Kennedy dhe do të emërojë një bord të ri, të prirë prej vetë tij.

Në reagimin ndaj postimit të së premtes mbrëma të presidentit, Qendra Kennedy ka vënë në pah “marrëdhëniet historikisht bashkëpunuese me çdo administratë presidenciale”, duke spikatur se nuk kishte marrë asnjë informacion nga administrata e Trumpit për lëvizjen e tij.

Kryesuesi aktual i bordit të Qendrës Kennedy është filantropi miliarder, David Rubenstein, i cili ishte bashkëthemelues i një firme private për të ndihmuar bizneset e reja, “Carlyle Group”, dhe kishte shërbyer si këshilltar politik i ish-presidentit Jimmy Carter.

Anëtarët e tjerë të bordit përfshijnë biznesmenin Anthony Welters, i cili shërben si zëvendës-shef bordi, dhe Deborah Rutter, e cila shërben si presidente, megjithëse muajin e kaluar ajo bëri të ditura planet për t’u dorëhequr më vonë gjatë vitit



Source link