
Kanceri i mushkërive i gjirit dhe i lëkurës janë kanceret që prekin më së shumti shqiptarët. Shumica e tyre nisin kryesisht në moshën 50 vjeç e larta.
“Kanceri i lëkurës është vërtet shumë i shpeshë, më shumë sesa 1000 raste të reja, por për fat ai është më pak i rrezikshëm për shëndetin. Është një nga kanceret më pak vdekjeprurëse në Shqipëri dhe mund të trajtohet relativisht lehtë në të gjitha hallkat e sitemit shëndetësor.
Kanceri i gjitit është i shpeshtë dhe e shohim incidencën vetëm për gratë në Shqipëri, në distancë nga kanceret e tjera.
Kanceri i mushkërive është një kancer i shpeshtë, por ka dhe një specifikë është një nga kanceret më të rrezikshme për jetën”, thotë mjeku Alban Ylli.
Edhe pse në dukje janë femrat ato që preken më së shumti nga sëmundjet tumorale, statistikat tregojnë se meshkujt preken 25 % më shumë se gratë prej tyre.
“Tek meshkujt risku për t’u prekur nga kanceret është gjithmonë më i lartë se tek femrat. Në Shqipëri ky dallim është rreth 25 %, pavarësisht faktit se shumë kancere janë ekskluzivisht i organeve riprodhuese, i gjirit vetëm te femrat, i prostatës vetëm te meshkujt edhe me rradhë. Por në përgjithësi, kanceri i mushkërive, i zorrës së trashë, i stomakut, i gojës dhe shumë e shumë kancere të tjerë në mënyrë të qartë dhe të padiskutueshme kanë një risk më të lartë te meshkujt,” sqaron mjeku për TCH.
Fakt është se sëmundjet tumorale po shtohen shumë pa kursyer edhe mosha të reja. Por cili është shkaku i tyre?
“Mishi i përpunuar industrialisht, alkooli kancerogjen, më i madh se duhani”, tha Ylli.
Ndotja mjedisore rrezatimi dhe kimikatet ndikojnë vetëm 5%.
Por mbrojtësi më i mirë shpjegon mjeku, është aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm.
#Tre #llojet #kancereve #që #prekin #më #së #shumti #shqiptarët #meshkujt #më #të #rrezikuar
#Tre #llojet #kancereve #që #prekin #më #së #shumti #shqiptarët #meshkujt #më #të #rrezikuar