
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë konferencës për shyp përmendi ekstradimin për Artan Grubi nëse nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut. Toshkovski shtoi se nuk dua të spekuloj për informacione që sipas tij nuk janë të konfirmuar zyrtarisht.
“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.