Toshkovski: Nga kontrollet e shpeshta policore për 30 % u ulën fatkeqësitë në komunikacion


Me dhjetë ditë kontrolle të përforcuara në trafik dhe numër të shtuar të kundërvajtjeve në trafik për këtë periudhë prej fillimit të vitit e deri më tani, realisht është ulur numri i fatkeqësive në trafik për 30 për qind dhe fatkeqësitë me viktima për 60 për qind, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Pret që vazhdimësia e sistemit “Qyteti i sigurt”, i cili zyrtarisht do të duhej të vendosej prej 1 janarit të vitit 2026, dukshëm t’i ulë ato numra.

“Qytetarët e ndërgjegjshëm, ata të cilët duan ta respektojnë ligjin, kur e dinë se ka kontrolle të përforcuara, se ekziston vegël e caktuar apo të themi, kontrolle të shtuara policore fizikisht në vend të ngjarjes, kanë kujdes si i drejtojnë automjetet dhe për shkak të konstatimit të faktit se mund të dënohen, numri i fatkeqësive në trafik është pakësuar pothuajse për 30 për qind, numri i lëndimeve të rënda trupore si pasojë e fatkeqësive nët rafik është ulur për 60 për qind”, tha ministri në tribunën e sotme për “Qytetin e sigurt”.



Source link