Teuta, për fitore edhe në Rrogozhinë


Teuta, pasi mundi Tiranën javën e fundit, kërkon të marrë maksimumin e pikëve edhe ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Nuk do të jetë aspak e lehtë në fushën e kampionëve në fuqi, por durrsakët shkojnë me besimin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive ndaj këtij kundërshtari.

MUCO BOCI

Sulmuesi Muço Boçi, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka shprehur bindjen se Teuta është në gjendje të përballojë edhe një ekip si Egnatia. Lufta për mbijetesë në Superiore është bërë shumë e ashpër tashmë dhe durrsakët kanë nevojë për pikë në çdo ndeshje.

Muço, pas asaj fitoreje me Tiranën, a mund ta quajmë sfidën me Egnatian si momentin e së vërtetës për Teutën?

Kampionati sa vjen dhe vështirësohet në këtë fazë finale të tij. Egnatia është ndeshja e radhës dhe po përgatitemi maksimalisht për ta fituar. Gjendja në skuadër është shumë mirë, besoj se jemi gati për të bërë një performancë të mirë edhe ndaj një kundërshtari si kampionët e vendit. Rrogozhina dihet që është një fushë e vështirë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen dhe do të japim më të mirën.

Në një ndeshje kaq delikate në transfertë, a do të kënaqeshit edhe me një pikë?

Normalisht jo, po të kemi parasysh situatën ku ndodhemi. Vetëm 3-pikëshi është rezultati që na bën punë, pak rëndësi ka ekipi kundërshtar apo fusha ku luajmë. Ky është mentaliteti dhe qëllimi që kemi.

Çfarë do të thoshit për aspektin personal, treguat një formë mjaft të mirë ndaj Tiranës…

Jam në një ambient shume komod, ku punohet fort. Teuta ka një skuadër me djem të rinj dhe të uritur, si dhe një staf profesionist. Kjo është meritë edhe e presidentit. Nga ndeshja në ndeshje dua të vazhdoj me formën e mirë dhe ta ndihmoj ekipin për të marrë rezultatet që duam.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link