
Manchester City pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.
Kampioni në fuqi i Anglisë, po kalon një nga sezonet më të këqij në vitet e fundit, dhe ndryshimet janë të nevojshme.
Sipas raportimeve, cityzens do të largojë tetë futbollistë gjatë verës.
”Daily Star” raporton se Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, John Stones, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Ederson, Jack Grealish dhe Kyle Walker pritet të largohen të gjithë nga Manchester City gjatë verës.