
05 Feb. Të shtënat me armë zjarri në qendrën arsimore për të rritur në Suedi, shkon në 11 numri i viktimave! Mes të vrarëve dhe autori i dyshuar
[ad_1]
Ka shkuar në 11 numri i viktima nga të shtënat me armë zjarri në një qendër arsimore për të rritur në Suedinë qendrore, përfshirë dhe autorin e ngjarjes.
Policia suedeze raporton i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm, por motivi ngjarjes është ende i paqartë. Nga hetimet e deritanishme nuk përjashtohet se çdo gjë është bërë për motive ideologjike.
Policia më herët paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet, pasi numri i personave të plagosur ishte i lartë.
Këto qendra arsimore raportohet se frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar shkollën fillore apo të mesme. Në orët e para të ngjarjes, nxënësit e disa shkollave aty pranë po mbaheshin brenda godinave për qëllime sigurie, ndërsa policia u bëri tirrje qytetarëve të mos dilnin nga banesat.
Ndërkohë, sipas raportimeve nga BBC, mes viktimave dhe të plagosurve nuk kishte asnjë fëmijë.
[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.